Rama takim me Sekretariatin e PS. Gjiknuri: Ristrukturimi i partisë për të përballuar sfidat (VIDEO)

Rama takim me Sekretariatin e PS. Gjiknuri: Ristrukturimi i partisë për të përballuar sfidat (VIDEO)

Tri ditë para seancës së parë të legjislaturës së X në Kuvend, që do të mbahet këtë të premte, Kryeministri Edi Rama ka mblodhi në selinë e PS mëngjesin e sotëm Grupin e ri Parlamentar.

Pas mbledhjes në një prononcim për media Gjiknuri ka thënë se puna e PS do të fokusohet tek analiza postzgjedhore dhe ristrukturimi i partisë. Ai garantoi se me fillimin e vitit 2022 PS do të ketë një statut dhe riorganizim të ri.

Do të ndërtohet një proces, analizat postzgjedhor dhe për të ristrukturuar partinë për të përballuar sfidën. Mandati i tretë është gjithmonë i vështirë, qeverisja ka koston e saj dhe puna ku duhet të bazohet PS dhe angazhimi do të jetë garanci që kjo parti të mbetet parti lider në politikë bërjen. Qëllimi i afatit është përmbyllja e analizave të Kongresit në qershor, njëkohësisht do i vlejë gjithë ekipit të PS për projeksionin e ri, është afat i mjaftueshëm dhe për të dalë me një platformë që do vite për tu implementuar. Sfidat që kërkon mandati i tretë, e ka thënë dhe Rama, është i vështirë, PS ka eksperiencë. Duhet të reflektojmë. Ka dhe probleme që duhet të reflektojmë.

Më 2 shtator, kryeministri Rama para se të njoftonte emrat e ministrave të rinj për kabinetin qeveritar të mandatit të tretë, propozoi ndryshimet në sekretariate.

Damian Gjiknurit i besoi postin e Sekretarit të Përgjithshëm në vend të Taulant Ballës. Tre ditë më parë PS propozoi Ramën për kryeministër tek Presidenti Meta ndërsa kjo mbledhje tashmë vjen vetëm 3 ditë nga sesioni i ri parlamentar më 10 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy