Foto /Amerikë/Cirku më i famshëm

Foto /Amerikë/Cirku më i famshëm

Pas 146 vitesh, cirku më i famshëm në Amerikë, “Ringling Bros and Barnum & Bailey Circus” ka mbajtur performancën e tij të fundit në Nju Jork.

Pronarët e kompanisë thanë se, vendimi i vështirë ishte marrë për shkak të rënies së shitjeve të biletave dhe kostove të larta operative.

“Për sa i takon këtij institucioni të madh amerikan është një moment i trishtuar”, thanë drejtuesit. Për performuesit, kjo do të thotë edhe fundi i një komuniteti të ngushtë që jetonte në një tren mes spektakleve.

Performanca e  fundit, e asaj që kompania e përshkruan si “shfaqja më e madhe në tokë”, është transmetuar drejtpërdrejt “online”.

Pak para shfaqjes, David Vassallo, një klloun në cirk tha se “Për çdo artist është një ëndërr të jetë pjesë e këtij spektakli, më i madhi mbi faqen e tokës. Unë nuk mund ta përshkruaj sa i lumtur ndihem, që jam pjesë e tij dhe jam i trishtuar, sigurisht, që do të duhet të zgjohem nga kjo ëndërr e mrekullueshme”.

“Ringling Bros” ishte cirku i fundit amerikan që udhëtonte me tren. Deri të dielën, treni i kompanisë ishte rezidenca kryesore dhe e parë për pjesën më të madhe të performuesve, që ishin mbledhur nga 13 vende të ndryshme.

Ndërkohë, aktivistët për të drejtat e kafshëve, që e kanë akuzuar “Ringling Bros” për abuzim me kafshët, kanë mirëpritur vendimin për mbylljen e kompanisë. Ata mbajtën një protestë në Nju Jork, duke mbajtur në duar parullat “Ne do t’iu mbyllim” dhe “Lamtumirë abuzues të kafshëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy