Rama në Bordin e Paqes: Fëmijët e Gazës, viktimat më të pafajshme

Rama në Bordin e Paqes: Fëmijët e Gazës, viktimat më të pafajshme

Bordi i Paqes u mblodh sot në Uashington, ku presidenti amerikan, Donald Trump, bëri me dije se janë mbledhur 17 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës. Shqipëria në këtë takim përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani. 

 

Në fjalën e tij, kryeministri Rama ftoi vendet pjesëmarrëse të ndihmojnë para së gjithash fëmijët e Gazës. 

 

"Ne vlerësojmë rolin e deciziv të presidentit Trump për të përfunduar konfliktin në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj me Trump në këtë përpjekje. Ftoj të gjitha vendet për të kontribuar me disa ndërhyrje për fëmijët e Palestinës, dhe të ndihmojnë fëmijët e Gazës që janë viktimat më të pafajshme të luftërave në Gaza", tha Rama.

 

Ai u ndal më tej te gjyqi në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK-së. 

 

“Më lejoni që të sjell vëmendjen tek një konflikt shumë afër Shqipërisë. Presidenti i Kosovës në atë kohë u ndalua që të firmoste marrëveshjen me Presidentin Trump, sot Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vite në paraburgim në Hagë. Disa këtu duhet të jenë të turpëruar për atë proces. Në këtë moment vetëm pak muaj qëndrojmë mes një burri që qëndroi ndaj një spastrimi etnik. Ju falënderoj shumë që përfshitë Shqipërinë në këtë Bord”, tha ai.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy