Pano: Shkenca mbërrin deri në një pikë dhe dorëhiqet. Njeriu është i pavdekshëm, vdes vetëm një dimension i tij

Pano: Shkenca mbërrin deri në një pikë dhe dorëhiqet. Njeriu është i pavdekshëm, vdes vetëm një dimension i tij

Pastori Akil Pano thotë se ka qenë gjithmonë ideator dhe mbështetës i faktit se në vendin tonë është bashkëjetesë fetare, pasi në këtë hapësirë gjeografike jetojnë disa kultura të ndryshme, besime të ndryshme, të cilat shpërfaqen me mentalitete të ndryshme.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai tha se është diçka që duhet vlerësuar dhe të shihen të gjitha aspektet pozitive dhe në këtë drejtim shtoi se nuk shoh ndonjë aspekt negativ.

Duke folur për martesat ndërfetare në vendin tonë, ai tha se ndodhin kryesisht mes individëve që nuk janë praktikantë, ku nominalisht bëjnë pjesë në një kulturë apo besim të caktuar.

Drupal Ad

Të gjithë ne kërkojmë të kuptojmë atë që ne jemi. Kush jam dhe nga erdha? Arsyeja kërkon të bindet nëpërmjet provave empirike.

Në fillim ishte perëndia e cila më pas krijoi qiellin dhe tokën, kështu thuhet në Bibël.

Shkenca mbërrin deri në një pikë dhe dorëhiqet, deri këtu jemi në gjendje që me provat tona empirike mund të themi që lënda që ne njohim, funksionon në këtë mënyrë.

Kemi botën e prekshme fizike dhe metafizike, që ekziston përtej fizikes. Religjioni na zbërthen idenë e dimensionit shpirtëror të qiellit.

Ne e shohim qiellin fizikisht deri në një limit të caktuar.

Mirëpo jeta ka një dimension tjetër përtej asaj fizik, ai shpirtëror i saj, të cilin hera herës e perceptojmë se lidhjet me ato hapësira të jetës sonë që nuk jemi në gjendje ti perceptojmë me provat që krijohen në laboratorin shkencor.

Njeriu është qenia më e arsyeshme dhe pyetja që e mundon është përse? A ka jetë përtej vdekjes?

Njeriu nuk vjen nga asgjëja, nuk mund të dëshmojë për veten e tij që unë si një qenie vetëm mekanike, çdo ingranazh në këtë botë mekanike, ka një krijues, ka një bërës.

Njeriu është krijuar thotë Agustini, nga Zoti dhe për Zotin. Njeriu nuk është i hedhur në këtë kozmos pa një bërës të mrekullueshëm, i cili ka dizenjuar çdo dimension të jetës së tij.

Jeta do të ishte shumë e frikshme, nëse do të imagjinonim se në këtë univers jemi krejt vetëm. Por në fakt jeta ka një qëllim.

Dimensioni shpirtëror nuk përkufizohet vetëm nga dimensioni shpirtëror i jetës njerëzore, në dimensionin teologjik, njeriu është një shpirt që mban veshur një trup.

Njeriu është i pavdekshëm, vetëm një dimension i tij vdes, ai fizik.

Në momentin që shpirti i njeriut shkëputet nga trupi, shpirti vijon të udhëtojë me të njëjtat karakteristika, për tu kthyer.

Ne nisim të mendojmë për ekzistencën tonë, duam të jemi të pavdekshëm. Ne nuk e kuptojmë këtë dimension të pavdekësisë.

Mënyra që thotë Bibla është ndërrimi i jetës, kjo do të thotë që jeta vijon. A ekziston një vend ku këto miliarda shpirtra shkojnë? Absolutisht që po!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy