Himarë, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar

Himarë, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar

Një person ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Vranisht, ndërsa i plagosuri Roland Shkurti rreth 40 vjeç është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 01.10.2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonate se në fshatin  Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.Shtetasi është R.Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”informoi policia.

Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Ngjarja vjen pas atentatit të rëndë me armë gjatë paradites së djeshme në rrugën Transballkanike ku mbetën të plagosur tre persona, mes tyre dhe një fëmijë 8 vjeç.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy