Xhadat zbardh sekretet e formularit për përfitimin e ndihmës ekonomike (VIDEO)

Xhadat zbardh sekretet e formularit për përfitimin e ndihmës ekonomike (VIDEO)

Tre vjet pas aplikimit për herë të parë, formula e unifikuar e pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike ka mbetur po aq e pashpjegueshme sa në fillim.

Xhadat ka ndjekur rastin e 48- vjeçares Rozana Gjoka nga Kamza, të cilën sistemi tre muaj e shpall përfituese, e tre të tjerë jo. 

Edhe pse situata ekonomike dhe kushtet sociale të saj gjatë kësaj periudhe nuk kanë ndryshuar, asnjë institucion nuk sqaron arsyet se pse Rozana nuk përfiton ndihmë ekonomike.

Pyetjet e formularit që shërben për vlerësimin e rastit janë diskriminuese. Hera-herës ato shkelin të drejtat e njeriut.

Aplikantët pyeten për vendndodhjen e tualetit, llojin e ujit në përdorim, pajisjet kryesore elekroshtëpiake, kafshë apo shpendë, dhurata, deri tek fitime nga lotaritë apo bixhozi/kumara.

Qeveria është kujdesur t’i pyesë të varfrit edhe nëse merren me shitje të nënprodukteve shtazore si vezë, qumësht, djathë, lesh, lëkurë bagëtish, etj.

Termat akuakulturë dhe remitanca janë gjithashtu pjesë e pyetjeve të formularit për përfitimin e ndihmës ekonomike nga familjet në nevojë. 

Të pyetur për rastin, Bashkia dhe Shërbimi Social Shtetëror, u përpoqën të justifikohen me faktin se zonjës Gjoka i është ofruar disa herë punë, por e ka refuzuar. Ky fakt u hodh poshtë nga Zyra e Punës Kamëz e cila deklaroi se zonja ka dorëzuar raport mjekësor dhe në këto raste nuk mund t`i ofrohet vend pune.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy