Greminger: OSBE mund të lehtësojë dialogun, por jo të marrë vendime politike

Greminger: OSBE mund të lehtësojë dialogun, por jo të marrë vendime politike

“OSBE mund të lehtësojë dialogun mes palëve, por nuk mund të marrë vendime politike”, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger, lidhur me reformën zgjedhore.

Në një konference të përbashkët për mediet me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Greminger deklaroi se, “u kam thënë të gjitha bashkëbiseduesve të mi se çfarë OSBE mund dhe nuk mund të bëjë. Fokusi i diskutimeve tona ishte reforma zgjedhore dhe këtu u shpreha se OSBE në thelb mund të bëjë tre gjëra. Ne mund të sjellim ekspertizë teknike. Së dyti mund t’u kujtojmë jo vetëm shqiptarëve por, të gjithë shteteve anëtare të OSBE angazhimet që kanë shtetet pjesëmarrëse. Së treti të lehtësojmë dialogun, të krijojmë hapësirë për dialog. Këtë mund të bëjmë”.

“Ajo që nuk mund të bëjmë është të marrim vendime politike për hapat që duhen ndërmarrë në fushën e reformës zgjedhore”, theksoi Greminger.

“Shpresojmë që rekomandimet e ODIHR po merren seriozisht. Ajo që nuk mund të bëjmë është të zgjedhim sistemin që ky vend dëshiron të zgjedhë. Mund të sjellim ekspertizë e të lehtësojmë dialogun. Është e rëndësishme të shihet se çfarë mund të bëjë OSBE dhe çfarë nuk mund të bëjë”, nënvizoi Greminger.

Gjatë fjalës së tij Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me vendet e Mesdheut dhe OSBE-së.

"Kemi zhvilluar takime me vendet anëtare të OSBE-së duke u fokusuar në çështje, si dialogu ndërfetar, bashkëpunimi në zhvillimin ekonomik, si dhe lufta ndaj terrorizmit. U nënvizua se siguria e Europës dhe Mesdheut janë të pandashme. Brenda këtij konteksti, nënvizojmë rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët tanëtë Meshedheut dhe OSBE-së. Por, bashkëpunimi nuk mjafton të zhvillohet vetëm në rrafshin e diskutimit të temave. Kemi diskutuar për krijimin e një hapësire të madhe bashkëpunimi. Grupi i kontaktit të mesdheut do të kryesohet nga një prej vendeve të Mesdheut’’, u shpreh Cakaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy