Rabeta: Mbiçmim i pashpjegueshëm i lekut, situata e mirë financiare nga rritja e çmimeve

Rabeta: Mbiçmim i pashpjegueshëm i lekut, situata e mirë financiare nga rritja e çmimeve

Gazetari Lorenc Rabeta thotë se kemi një mbiçmim të pashpjegueshëm të lekut, i cili nuk justifikohet me treguesit normal të zhvillimit ekonomik.

Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se kemi një rritje pagash por se një rritje e tillë nuk vjen si rezultat i rritjes së produktivitetit të ekonomisë shqiptare, por si rrjedhojë e presionit nga largimet.

Por sipas tij, një rritje e tillë vë në vështirësi vetë biznesin.

Kemi një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto, por nuk e kemi nga sektorët e shëndetshëm të ekonomisë, e kemi nga ndërtimi dhe turizmi.

Kemi ndërtuar pasuri të paluajtshme dhe kemi blerë pasuri të paluajtshme, se me çfarë parash blihen këto pasuri, kjo gjë është thënë.

Qeveria po shijon një situatë të shkëlqyer financiare 2-3 vitet e fundit prej rritjes së çmimeve që do të thotë se qeveria mbledh shumë taksa.

Por nga ana tjetër kjo ul fuqinë blerëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy