
Numri total i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën e kaluar ka kaluar 25 000.
Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare.
Shefi i ndihmës ndërkombëtare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, e quajti shkatërrues tërmetin që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore si "katastrofën më të keqe në rajon në 100 vjet". Këtë e ka bërë të ditur televizioni turk.
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri mund të "dyfishohet". Këtë e ka mbështetur nënsekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, në një intervistë për Sky News. "Unë mendoj se është vërtet e vështirë të vlerësohet me shumë saktësi sepse ne ende duhet të gërmojmë nën rrënoja, por jam i sigurt se (numri i vdekjeve) do të dyfishohet ose më shumë”, tha koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, i cili ndodhet në provincën turke të Kahramanmaras. "Kjo është e tmerrshme."



