Akuzon Rama: Spitalet private të lidhur me farmacitë, duan të shesin ilaçe

Akuzon Rama: Spitalet private të lidhur me farmacitë, duan të shesin ilaçe

Kryeministri Rama ka ngritur akuza sot për spitalet private dhe farmacitë, pas ankesave të jo pak qytetarëve të cilën thonë se recetat e Covid-19 i kanë shkuar miliona lekë.

Duke folur nga Vlora në kuadër të platformës “deputeti që duam”, Rama tha se çdo qytetar duhet të shkojë fillimisht te mjeku i familjes dhe të kurohet fillimisht në kushte shtëpie, jo të shkojë menjëherë i panikosur te privati dhe të “dëndet” me ilaçe.

Kjo pasi siç tha Rama, privati është i lidhur me farmacitë, dhe kanë për qëllim të shesin sa më shumë ilaçe, duke përfituar nga situata e pandemisë.

 “I çmendën njerëzit me teste, por ne kemi ndjekur një politikë të suksesshme. Komiteti Teknik nuk e ka kërkuar testin pozitiv. Një pjesë e madhe e njerëzve shkojnë bëjnë tamponë tek privati. Ne iu themi se nëse nuk je mirë, qëndro në shtëpi, bëj ato që thotë mjeku, s’ke nevojë të bësh tamponin. Turren të shkojnë të bëjnë tamponë tek privati me kosto marramendëse dhe marrin ilaçe që ose nuk iu bëjnë gjë ose iu bëjnë dëm. Kjo sëmundje nuk erdhi sot, ka muaj dhe çdo kush tani është mësuar me këtë, i di dhe duhet t’i dijë disa gjëra specifike. Disa gjëra bazë. Dhe pse është sëmundje vdekjeprurëse nuk duhet që direkt ta mbysim veten me antibiotikë. Jo nuk është kështu. Mos dëgjoni të tjerët. Keni mjekun e familjes, se privati atë punë ka të shesë, janë të lidhur me farmacitë, atë duan të shesin ilaçe. Por jo s’funksionon kështu bli ilaçe mbytu me to. Kemi rastin e Silva Binos, që nuk iku në Turqi, e kaloi në spital në Tiranë. Pse shkoi aty? Se duke qenë shumë në brendësi të të gjithave, e di shumë mirë që s’ka në Turqi asgjë më shumë se sa ka katu. Dhe të thonë çfarë të duan për mjekët tanë ata janë heronj".  

Sa i përket deklaratës së presidentit që opozita meriton notën 10 për qasjen ndaj COVID, Rama tha se Meta është “plotësisht i dehur” që ëndërron luftën me qeverinë.

“Kur ne morëm detyrën në spitalin e Vlorës ishin dy aparatura të kohës së miqësisë shqiptaro-kineze. Sot po i përgjgijemi pacientëve me të gjitha protokollet shëndetësore. Kush flet sot për spitalet ose i ka sytë në vend dhe mendjen në gjumin e lulit, ose i ka veshët në vend, por e ka mendjen te dokrrat e Monës. Shqipërisë nuk po i ndodh asgjë më shumë nga ç’po i ndodh gjithë vendeve të bottës. Është e dhimbshme, por e vërtetë. Opozita do që Shqipëria ta humbasë sfidën me armikun e padukshëm dhe ata të përfitojnë pushtet që e kanë patur dy herë, dhe dy herë kanë treguar që dinë ta përdorin vetëm për vete, dhe Shqipërinë në drejtim të paditur. Një herë e kanë çuar në humnerë (1997) njëherë në buzë të humnerës (2013). Si mundet një opozitë e tillë t’i mbetet në majë të gjuhës propaganda e katastrofës e kiametit dhe nga ana tjetër të katandiset vendi me një president që del sikur del në një oborr klubi me ndërtim pa leje, i dehur plotësisht dhe thotë “i vë notën 10”. Për vete ëndërron luftë, jo me covid, por me qeverinë. Ëndërron të bëhet Vojo Kushi mbi tankun imagjinar.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy