
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se raketat e reja bërthamore Sarmat së shpejti do të jenë gati për vendosje. Sarmat janë në gjendje të mbajnë 10 ose më shumë koka bërthamore. “Ka ngadalësim në kundërsulmimin e Ukrainës dhe armiku po pëson humbje të rënda”. Kështu deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin duke folur para të diplomuarve të akademive ushtarake. Sipas Putinit, ukrainasit kanë humbur deri më tani 245 tanke dhe 678 transportues të blinduar të personelit të llojeve të ndryshme, duke përfshirë francezë dhe amerikanë. Por sipas tij, forcat e Kievit nuk e kanë shteruar dhe kanë shterur potencialin për avancim.



