Matura Shtetërore/ Sot mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohen provimit në Matematikë

Matura Shtetërore/ Sot mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohen provimit në Matematikë

Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës.

Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta.

Përpara se të futen në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim.

Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më datë 24 është provimi i lëndës me zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy