Edhe pse pati premtuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur këtë projekt për t'u realizuar gjatë mandatit qeëverisës, pa përcaktuar vitin se kur, ndërohë që I ka hapur rrugën ndërtimin të portit të Vlorës. Nga ky qytet Rama inspektoi nga afër investimin prej 15 milionë euro në këtë port, ndërsa premtoi kthimin e në një port turistik mesdhetar.
I shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, kreu i qeverisë Rama tha se sezonin e ardhshëm me transformimin që do të pësojë porti i Vlorës, do të futet edhe një linjë e re trageti me Italinë.
Më herët, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ishte shprehur se Këshilli i Ministrave kaloi me procedurë të përshpejtuar, pr/ligjin për fillimin e negociatave me një nga konsorciumet me ofertën më serioze për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ky aeroport është prashikuar të jetë ndërkombëtar, si ai i “Nënë Terezës”, një projekt tërësisht me financim privat.



