Covid në 24 orë/ 108 raste të reja, 5 viktima

Covid në 24 orë/ 108 raste të reja, 5 viktima

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 108 raste të reja, nga 2808 testime të kryera. Gjatë kësaj kohe janë edhe 5 humbje jete.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.

Viktimat janë 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Prill 2021)
Raste të reja ditore 108
Të shëruar në 24 orë 732
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2808

Testime totale 635,709
Raste pozitive 131,085
Raste të shëruara 109,338
Raste Aktive 19,353
Humbje jete 2,394

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15696
Fier 1391
Durrës 304
Shkodër 512
Korçë 378
Gjirokastër 292
Vlorë 261
Elbasan 129
Kukës 115
Dibër 102
Berat 103
Lezhë 70

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy