Në SHBA vaksinat dhe trajtimet për Covid-19 nuk do të jenë më falas. Ky është vendimi i administratës Biden. Nëse më parë këto trajtime paguheshin me paratë publike, tani, me fondet publike në shterim, rifillimin e aktiviteteve dhe rastet me Covid në rënie, administrata po përgatitet të zbatojë një hap që do të zhvendosë pagesat nga publiku në private.
Ndryshimi i ri i qeverisë rrezikon të ketë implikime të mëdha jo vetëm për kompanitë, por edhe për konsumatorët. Rritjet e kostove për konsumatorët janë shumë të mundshme, por edhe rritja e fitimeve për të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina kundër koronavirusit.
Siç e dimë, jo të gjithë në Amerikë kanë akses në sigurimet shëndetësore dhe kjo lëvizje ka të ngjarë të reflektohet më saktë në pjesën e popullsisë pa sigurim. Nëse deri më tani qeveria kishte garantuar trajtime dhe vaksina falas për të gjithë, duke i blerë nga xhepi i tyre, duket se gjërat do të ndryshojnë.



