BDI kundër ndarjes Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Kandidati për kryeministër të Bullgarisë: S’ndryshojmë qëndrim (VIDEO)

BDI kundër ndarjes Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Kandidati për kryeministër të Bullgarisë: S’ndryshojmë qëndrim (VIDEO)

Ndarja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave me Bashkimin Europian po kundërshtohet nga partia shqiptare në shtetin fqinj, Bashkimi Demokratik për Integrim, i drejtuar nga Ali Ahmeti. Përfaqësuesi i saj në qeveri, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se është në interesin e të dyja shteteve që të mos ndahen në këtë proces.

“Në vitin 2019 të dy vendet ishin në pozicione të kundërta, kur ne duhej të lëviznim ndërsa Shqipëria nuk kishte mbështetjen e disa shteteve anëtare dhe më pas pyetja ishte nëse do të ndahej Maqedonia e Veriut nga Shqipëria. Konsideroj se është në interesin e të dyja vendeve që të qëndrojnë së bashku, sepse krijojnë një energji të fortë duke i dhënë dinamikë rajonit. Ky nuk është vetëm një proces demokratik, por edhe një proces politik.”

Qëndrimi i Osmanit ndryshon nga ai i shprehur disa muaj më parë nga kryeministri në largim Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se Tirana nuk duhet të mbahet peng i konfliktit të Shkupit me Sofien.

Ndërkohë sinjale negative vazhdojnë të vijnë nga Bullgaria. I nominuari bullgar për kryeministër Kiril Petkov, teksa i dorëzoi Presidentit emrat e qeverisë së re, theksoi se Pozicioni bullgar mbetet i pandryshuar, ndonëse ka dëshirë për përmirësime.

Së fundmi, nga Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është njoftuar për një nismë nga Franca për arritjen e një marrëveshje me Bullgarinë, por pa dhënë më shumë detaje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy