Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurori Kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshin.
Burime zyrtare i thanë TemA TV se ajo akuzohet për shpërdorim detyre dhe se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 351 1987 lekësh.
Pas një auditi të kryer në këtë institucion KLSH ka konstatuar shkleje ne procedurat e tenderave.
Ky nuk është kallëzimi i parë që rëndon ndaj Lleshit më vitin 2013 ajo është akuzar nga PS për shkelje në tenderin e teknologjisë.



