2% e PBB-së për FA-të, Mziu: Rritja nuk ka të bëjë me mbrojtjen dhe me blerjen e flotës, por me aksesorë jashtë sistemit (VIDEO)

2% e PBB-së për FA-të, Mziu: Rritja nuk ka të bëjë me mbrojtjen dhe me blerjen e flotës, por me aksesorë jashtë sistemit (VIDEO)

Deputeti Xhelal Mziu tha në studion e MCN Live se qeveria ka transferuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Emergjencat Civile dhe struktura të tjera për të rritur në mënyrë artificiale 2% e buxhetit që kërkohet dhe nga NATO për FA-të.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Mziu theksoi që2% i vendosur nuk ka të bëje me mbrojtjen, blerjen e flotës, por me aksesorë të tjerë jashtë sistemit që ia ka bashkangjitur kryeministri.

Duke qenë një vend anëtar i NATO-s dhe aq më tepër që kemi qenë një  ndër vendet e para në rajon që iu bashkëngjitën Aleancës dhe që kanë një standard të caktuar jo më pak se 2% e GDP-së duhet të shpenzohet për mbrojtjen, kur në fakt nuk ka ndodhur, është përdorur një hile nga kjo qeveri.

Me ardhjen në pushtet të Rilindjes u transferuan Emergjencat Civile tek Ministria e Mbrojtjes dhe disa sektorë  të tjerë për të rritur në mënyrë artificiale këtë 2%.

Nuk është rritur 2% real që ka të bëjë me mbrojtjen, me blerjen e flotës, apo me rritjen e numrit të ushtarëve aktivë. Por ka të bëjë me aksesorë të tjerë jashtë sistemit të mbrojtjes që ia ka bashkëngjitur kryeministri.

Në vend që të rritet infrastruktura ushtarake, në vend që të kemi blerje siç bën Serbia që është vendi më konfliktuoz. Serbia jo vetëm që është prodhues dhe eksportues, është një  ndër importuesit kryesorë nga Kina , Rusia dhe Irani.

Kosova, një shtet shumë i ri ka demonstruar që ka bërë blerje të flotës ushtarake.

E kundërta ndodh me Shqipërinë, shohim prona që jepen për një euro. Shohim gjeneralë apo ish-gjeneralë që shkojnë në SPAK për shkak të korrupsionit që kanë bërë me pronat shtetërore. Nuk shohim ushtarë aktiv apo rezervistë të grumbulluar, përveç fasadës që ne bëjmë me vendet e NATO-s kur ata vijnë në rajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy