
Të gjithë 16 dhe 17-vjeçarët në Angli do t’u ofrohet një dozë e vaksinës antiCovid deri në 23 gusht, njoftuan autoritetet të dielën.
Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid tha se dy javët do tu japin adoleshentëve mundësinë për të ndërtuar imunitet para fillimit të shkollës në shtator.
Fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç të cilët gjithashtu mund të infektohen me Covid-19 ose që jetojnë me të rritur të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda po kontaktohen nga autoritetet dhe po ftohen të marrin një dozë të vaksinës deri më 23 gusht.
Javid falënderoi "dhjetëra mijëra" të rinj që tashmë ishin vaksinuar.
"Faleminderit që ndihmuat për të ndërtuar më tej murin tonë të mbrojtjes kundër Covid-19 në të gjithë vendin," tha ai.
Një fushatë mediatike për të inkurajuar të rinjtë të vaksinohen ka përfshirë filma të shkurtër me aktorë të tillë si Jim Broadbent dhe Thandiwe Newton, dhe figura të futbollit Harry Redknapp dhe Chris Kamara.
Qeveria gjithashtu ka bashkëpunuar me aplikacione, platforma të mediave sociale si dhe kompani, të tilla si Uber dhe Deliveroo, për të inkurajuar vaksinimin.



