Atentati në Rinas, pyeten miq dhe familjarë të Gilmando Danit/ Letër-porosi autoriteteve spanjolle (VIDEO)

Atentati në Rinas, pyeten miq dhe familjarë të Gilmando Danit/ Letër-porosi autoriteteve spanjolle (VIDEO)

Tre ditë pas ngjarjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur miku i tij, punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani (Sheqeri), nuk ka ende asnjë të dyshuar për krimin.

 

Gazetari Besmir Pula raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se policia ka intensifikuar kontrollet në Fushë Krujë, Nikël dhe Kamëz, për të gjetur persona të dyshuar se mund të kenë lidhje me ngjarjen. 

 

Grupi hetimor ka marrë në pyetje 15 persona, miq dhe familjarë të Gilmando Danit, për të mësuar nëse viktima ka pasur konflikte me persona të tjerë.

Policia shqiptare i ka dërguar letë-rporosi autoriteteve spanjolle për itinerarin e lëvizjeve që Gilmando Dani dhe Muçi Sheqeri kanë kryer para se të vinin në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë në aeroportin e Rinasit, nuk ka masa të shtuara policie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy