Jam e pikëlluar nga bastisja në spitalin Al-Ahli dhe numri i madh i viktimave. Nuk ka asnjë justifikim për të vënë në shënjestër një spital plot me staf mjekësor dhe civilë.
Të gjitha faktet duhet të vërtetohen dhe përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.
Kështu ka shkruar në rrjetin social X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se mbrojtja e civilëve duhet të jetë prioritet.
Bombardimi i spitalit në Gaza është i tmerrshëm dhe i pajustifikueshëm, ne kemi nevojë për qartësi. Edhe një herë të pafajshmit po paguajnë. Mbrojtja e jetëve të civilëve duhet të jetë prioriteti ynë.



