
Pedagoge, aktiviste e të drejtave të grave Iris Luarasi në një lidhje skype me ‘Zgjohu me MCN’ ka folur lidhur me dhunën në familje ku rasti i fundit na vjen nga Peja ku bashkëshorti vrau me armë zjarri gruan e tij.
Lidhur me këtë ngjarje Kosova ka shpallur sot ditë zie, veprim i përshëndetur nga Luarasi e cila thekson se ditë të tilla na bëjnë të gjithë të kuptojmë se ka humbur një jetë dhe jo nga natyra apo perëndia, por një njeri i mori jetën një njeriu tjetër.
Sipas saj dhuna nuk duhet të tolerohet por duhet denoncuar, gratë nuk duhet të shihen më si një pronë e partnerit, prandaj duhet më shumë ndërgjegjësim pasi duhet kuptuar se asnjë nuk ka imunitet nga dhuna.
Dhuna në familje po ndodhin shpesh në Kosovë dhe Shqipëri, dhe shpallja ditë zie në Kosovë nga Presidentja Osmani pas vrasjes së dy grave është për tu përshëndetur sepse ditë të tilla na bëjnë të gjithë të kuptojmë se ka humbur një jetë dhe jo nga natyra apo perëndia por një njeri i mori jetën një njeriu tjetër ku në të shumtën e rasteve janë dhunë nga partnerët.
Italia është vendi me femicidet më të larta, gjysma e viktimave janë vrarë nga partneri apo ish partneri. Dhuna në familje nuk njeh as moshë dhe as edukim, as pjesën se në çfarë vendi kryhet, dhuna është njësoj në të gjitha rastet dhe kështu ti kupton se asnjë nga ne s’ka imunitet ndaj dhunës.
Shumë mendojnë se po të kesh status, para, shkollë nuk të mbron. Gjakftohtësia vjen nga besimi që kanë vendet në përgjithësi, Shqipëria rezulton të jetë një vend patriarkal sepse ende shohim burrin si shtyllën e shtëpisë, por dhe një vend si Italia që është modernë na bën të kuptojmë se është ky koncepti botëror që është ndjesia e pronësisë pra në momentin që lidhesh me partneren tënde mendon se ajo është prona jote, kur pronë e jotja nuk është as fëmija që ne nxjerrim nga trupi jonë.
E pyetur se si mund të ndryshohet ky koncepti i të pasurit gruas si pronësi, Luarasi tha se bëhet përmes ndryshimeve të vogla.
Nuk duan gjëra të mëdha, ndryshimet bëhen pak nga pak dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo nis nga momenti kur edukojmë fëmijët, vajzës i japim detyra të tjera dhe djemve të tjera, veshje të ndryshme, ndërkohë që ti e sheh se fëmijët adoleshentë në ditën e sotme ka vajza që e urrejnë rozën.
Unë drejtoj një organizatë për viktimat e dhunës në familje, 116 dhe 117 janë numrat që gratë dhe vajzat të telefonojnë falas për të kërkuar ndihmë. Ajo që kemi parë në 30 vite eksperiencë kupton se vajzat dhe gratë vuajnë kur ato janë rritur me modelin më të keq që duro për familjen, pra nuk kanë mbështetjen e familjes. Rastet që ja dalin janë ato që kanë mbështetjen në familje.
Dhuna ka një moment që ngrihet ka kurbën e saj siç ka dhe momentin siç janë muaji i mjaltit. Fakti që kemi një numër gjithnjë e më të madh të vajzave që na telefonojnë na vërteton se kemi një rritje të ndërgjegjësimit duke kërkuar mbështetje dhe denoncojnë dhunën. Dhuna duhet denoncuar edhe nese nuk të përket ty, sepse s’ka gjë më të mirë se të shpëtosh një jetë tjetër.
Ndërgjegjësimi është një element shumë i rëndësishëm, duhet bërë kjo gjë që në momentin që ndodh dhuna në familje dhe nëse je e zonja ta përballosh por duhet të mendosh se çfarë modeli po i jeq ti fëmijës tende të cilët kur janë dëshmitarë të dhunës në familje dhe kur janë djem mezi presin të rriten për tu bërë mbështetja e nënës dhe në momentin kur krijojnë familjen e tyre kthen në dhunues.



