Mungesa e Transparencës të prokurimeve publike është shqetësimi i ngritur nga kreu i dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, në një tryezë të organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës. Sipas tij, përfituese janë të njëjtat firma. Ndërsa për Denar Bibën, kreun e këtij autoriteti, marrëveshjet e fshehta janë ato që rrisin kostot në buxhetin e shtetit.



