Piro Misha: Nuk ka ende fonde për projektin e ri të Bibliotekës Kombëtare (VIDEO)

Piro Misha: Nuk ka ende fonde për projektin e ri të Bibliotekës Kombëtare (VIDEO)

Vendi do të ketë një Bibliotekë të re Kombëtare, me gjasë tek zona e ish-Gardës së Republikës, terreni është, por mungojnë fondet.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, thotë në një intervistë për MCN TV se kjo është arsyeja që ka mbetur pa nisur zbatimi, por e sheh me optimizëm hedhjen e një prej hapave, zgjedhjen e vendit të përshtatshëm.

Por në çfarë do të kthehet Biblioteka aktuale Kombëtare? Ai thotë se ideja e kahershme është që të bëhet Biblioteka e Tiranës. Drejtori Misha tregon edhe fazën ku gjendet projekti i dixhitalizimit të veprave dhe artikujt.

Është një projekt shumë i detajuar. Problem është se kushton goxha. Problem mbetet gjetja e fondeve. Tërmeti, pandemia nuk ndihmuan. Por unë e di që është një angazhim i qeverisë. Është një domosdoshmëri. Detyra jonë si bibliotekë është të ushtrojmë presion gjithmonë e më tepër.

Për këtë shërbeu edhe ekspozita e 100-vjetorit. Për të treguar se këtu ka thesare që vlejnë të cilat meritojnë të jenë publike dhe të aksesueshme. Janë ruajtur mirë, por kushtet nuk janë optimale. Projektet janë, por problemi është financiar sepse kushton jo pak. Shpresojmë që pas premtimeve 30-vjeçare më në fund do të bëhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy