Nunaj: Raporti i FMN është brenda pritshmërive, ekonomia shqiptare po krijon një lloj stabiliteti

Nunaj: Raporti i FMN është brenda pritshmërive, ekonomia shqiptare po krijon një lloj stabiliteti

Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ekonomia shqiptare po krijon një lloj stabiliteti jo vetëm për meritë të saj, por edhe për shkak të marrëdhënieve me tregun e jashtëm. Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Nunaj Kortoçi tha se kriza e krijuar nga lufta nuk është si në fillim, dhe se tani quhet krizë stabël. Për eksperten, raporti i FMN është brenda pritshmërive dhe nuk sjellë asnjë informacion të ri që nuk e kemi ditur. "Ekonomia shqiptare po krijon një lloj stabiliteti jo vetëm për meritë të saj, por edhe për shkak të marrëdhënieve që ka me tregun e jashtëm. Edhe vetë tregjet ndërkombëtare po e stabilizojnë veten e tyre. Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë një krizë që quhet 'krizë stabël'. Në shuma parametra të saj, në shumë çmime të lëndëve të para, energji, karburante ka sjellë stabilitet dhe ulje të çmimit. Kriza nuk është në nivele e fillimit dhe ekonomia kalon drejt stabilitetit. Raporti i FMN-së është brenda pritshmërive, nuk na sjell informacion të ri që nuk kemi ditur. Nuk ka ndryshueshmëri në këtë periudhë ekonomia shqiptare që mund të kishte sjellë parashikim ndryshe. Ekonomia shqiptare është në zhvillim dhe automatikisht është duke u rritur. Kjo ekonomi duke qenë se është në zhvillim, ritmi i saj do jetë më lart në krahasim rritjet e një ekonomie të zhvilluar".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy