Hapja e grup-kapitujve/ Tabaku: Qasja e qeverisë ka qenë komuniste! Me Berishën janë rritur takimet në terren (VIDEO)

Hapja e grup-kapitujve/ Tabaku: Qasja e qeverisë ka qenë komuniste! Me Berishën janë rritur takimet në terren (VIDEO)

Deputetja e PD Jorida Tabaku tha përmes një lidhjeje skype në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se qasja e qeverisë në procesin e hapjes së grup-kapitujve me BE-në është “komuniste”, duke theksuar se nuk ka pasur diskutime publike, transparencë dhe gjithpërfshirje. Tabaku shmangu komentet në lidhje me qëndrimin e SHBA-ve ndaj Berishës, ndërsa u shpreh se janë rritur takimet në terren dhe aktiviteti politik i PD-së.

Drupal Ad

E pyetur mbi hapjen e grup-kapitujve 6 që lidhen me marrëdhëniet me jashtë, Tabaku tha:

Siç e tha komisionerja e zgjerimit, ky është thjesht një vendim gjeo-strategjik, sepse grup-kapitulli 6 është marrëdhëniet me jashtë, tregtia e jashtme dhe elementë që lidhen me një vendim apo reformë të qeverisë, s’lidhet me përafrimin e legjislacionit. Gjatë 34 viteve herë ka patur një politikë europiane Shqipëria e ka ndjekur, dhe faktori gjeo-strategjik është një nga faktorët e vetëm që plotësohet në këtë proces. Parlamenti ka miratuar një rezolutë sa i takon sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Diskutimet për kapitullin 6 lidhen vetëm me faktorin gjeo-strategjik. Procesi nuk po diskutohet në publik, s’është transparent, s’është gjithëpërfshirës. I kam thënë edhe publikisht me kryenegociatoren. Asnjë përfaqësues i opozitës s’është përfshirë as në konferencë. Ne duhet të hapim një debat kombëtar dhe t’i bëjmë këto çështje pjesë të debatit të përgjithshëm. Ne s’duam të ketë rezistencë në zbatimin e këtyre ligjeve. Qasja e këtij procesi ka qenë komplet qasje komuniste! Objektivi për mbylljen e negociatave në vitin 2027 është tërësisht i paarritshëm po të shohësh përgatitjen”.

E pyetur në lidhje me qëndrimin e Ambasadës Amerikane ndaj Berishës, ajo u shpreh: 

PD ka sot një kryetar që është duke marrë përsipër të gjitha detyrat që ka funksioni i kryetarit. Nuk e di çfarë deklarate kanë bërë SHBA-të. Në takimin që ne patëm ishte komplet për çështjet opozitare dhe për të ngritur çështjet opozitare. Me kthimin e Berishës ka më shumë takime në terren, aktivitet i rritur politik. PD duhet patjetër për qeverinë teknike. Kandidatin për kryeministër e vendosin strukturat e partisë”.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy