
Një nga ish komandantët e UÇK, e më pas anëtar i qeverisë “Thaçi”, Famir Limaj është liruar nga akuza për krime lufte lidhur me vrasjen e dy qytetarëve. Gjykata e Gjakovës rrëzoi aktkauzën e prokurorisë për mungesë provash, pas një procesi që zgjati rreth një vit e gjysmë.



