Dita e Remitancave/ Majko: “Banka e Diasporës”, një projekt i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Dita e Remitancave/ Majko: “Banka e Diasporës”, një projekt i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Në Tiranë u mbajt sot një takim në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, ku u vlerësua kontributi i remitancave në ekonomi, mirëmenaxhimi i remitancave në dobi të familjeve të vendit, si edhe formalizimi i kanaleve të dërgimit të tyre në atdhe, objektiva kryesore këto dhe të Strategjisë Kombëtare të Diasporës.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko kërkoi sot që të ndërtohen modele të dobishme lidhur me remitancat, pasi ato tejkalojnë dhe investimet e huaja në vend.

 “Ajo që dëshiroj të nënvizoj është tema e remitancave që deri tani është konsideruar si një e ardhur dhe vetëm kaq. Modelet e dobishme që po shohim në shumë vende të botës tregojnë se bëhet fjalë për një alfabet të ri ekonomik kur flitet për remitancat. Aktualisht për Republikën e Shqipërisë përfaqësojnë të ardhurën më të madhe që shteti shqiptar merr. Ato tejkalojnë dhe investimet e huaja apo investime të natyrave të tjera të brendshme. Bëhet fjalë për një të ardhur që shkon në kufijtë e 1 miliardë dollarëve”, tha Majko.

Ai vlerësoi faktin se “BSH me INSTAT ka disa vjet që ka futur në konceptin e raportimit vjetor çështjen e diasporës”.

“Çështja e remitancave, angazhimi për to është ende në hapat e parë. Mendoj se jemi vonë po duke thënë këtë nuk përbën justifikim, po nxitje për të ecur më shpejt në trajtimin e të ardhurës më të madhe që zotëron sot kombi shqiptar dhe që quhet remitancë, dhe nuk kam fjalën vetme për shtetin shqiptar po dhe nivelin e lartë të migrimit në territore shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por në Mal të Zi, Kosovë, Preshevë, Maqedoni”, tha Majko.

Ministri Majko theksoi edhe nevojën e krijimit të Bankës së Diasporës, si një pikë e marrëveshjeve të firmosura mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai tha se një nga marrëveshjet e përbashkëta është konkretizimi në të ardhmen i këtij institucioni të përbashkët financiar.

 “Nënvizoj se në një nga marrëveshjet që është firmosur mes Repubikës së Shqipërisë dhe Kosovës është vendosur dhe një pikë për ngritjen e Bankës së Diasporës si angazhim i përbashkët, por janë projekte të së ardhmes. E rëndësishme është se zëri i profesionistëve vlen të dëgjohet më shumë se zëri i politikës dhe ne kemi nevojë për zërin e profesionistëve për t’u ballafaquar më sfidat kryesore ku nuk diskutohet mungesa e financave, por mënyra e menaxhimit të tyre”, tha ministri.

Ai informoi se “aktualisht remitancat përdoren vetëm për ndërtim, arsim dhe shëndetësi, në një kohë që shumë shtete të tjerë që kanë qenë në kushte të Shqipërisë kanë ndërtuar modele që i kanë dhënë hov zhvillimit ekonomik të vendit duke e kthyer nga marrës të remitancave në të kundërt”.

Zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero deklaroi se Remitancat janë gjithmonë të rëndësishme dhe i kanë rezistuar momenteve më të vështira të shqiptarëve.

Ajo u shpreh se gjatë pandemisë Remitancat pësuan rënie, por gjatë tre-mujorit të parë të vitit 2021 shihet një rritje e tyre.

“Pandemia ka sjellë uljen e pagesave në menyrë cash dhe rritjen e tyre në mënyrë elektronike”, tha Vjero.

Ministria e Financave, shtoi Vjero, është mbështetëse e Remitancave dhe Diasporës. Ajo theksoi mbështetjen për ata individë që duan të kthehen në vendin e tyre dhe të investojnë.

Remitancat përfaqësojnë të ardhurat që migrantët dërgojnë në vendlindje për familjarët e tyre. Kjo datë është një nderim edhe i përpjekjeve të qindra-mijëra migrantëve shqiptarë, të cilët me të ardhurat e tyre, sigurojnë një të ardhme më të mirë për familjet në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy