Studimi zbulon faktorin që rrit rrezikun e kancerit në tru

Studimi zbulon faktorin që rrit rrezikun e kancerit në tru

Një studim i kryer nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) ka zbuluar një prej faktorëve që rrit dukshëm rrezikun e prekjes nga kanceri i trurit. Sipas shkencëtarëve, puna gjatë natës e rrit dukshëm mundësinë e shfaqjes së qelizave tumorale në tru. Ata argumentojnë se prishja e ritmit gjumë-zgjim ndikon negativisht në disa gjene që pengojnë zhvillimin e tumoreve.

Te qeniet njerëzore, ritmi gjumë-zgjim është thelbësor për organizmin. Ai rregullohet sipas një cikli që sinkronizohet me ditën dhe natën.

Por sipas shkencëtarëve, dy gjenet që kontrollojnë aktivitetet gjatë këtij cikli, Bmal1 dhe Per2, nuk funksionojnë normalisht kur dita dhe nata nuk alternohen siç duhet.

Kjo ka bërë që studiuesit të arrijnë në përfundimin se ata që punojnë gjatë natës janë më të rrezikuar nga tumori në tru. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy