Projektligji për vlerat e UÇK-së nuk kalon për votim në Kuvendin e Kosovës

Projektligji për vlerat e UÇK-së nuk kalon për votim në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Kësisoj, projektligji kthehet prapa për votim në ndonjë rast tjetër.

Në sallë ishin 68 deputetë, por vetëm 36 morën pjesë. 35 votuan për dhe një kundër.

Ky projektligj ka hasur në kritika të mëdha nga faktori ndërkombëtar, meqë sipas tyre kufizon lirinë e shprehjes, ndërkohë që ka ndarë edhe skenën politike në vend.

Të mërkurën, kreu i partisë që qeverisë me vendin LDK, Isa Mustafa, ftoi PDK-në ta tërheq projektligjin, me arsyetimin se “ka shumë vërejtje e pasaktësi”.

Më herët, edhe partia më e madhe në vend, VV-ja ka thënë se “ka hile” nga ata që e kanë sponsorizuar.

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerës e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, Shtabet e zonave operative, arkiva, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera.

Projektligji parasheh respektimin e vlerave të luftës, mbrojtje institucionale, Muzeun e Luftës, Ditën e përkujtimit të luftës për çlirim, dispozitat ndëshkimore, si dhe aktet nënligjore. Në rast se projektligji aktual për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së miratohet në Kuvendin e Kosovë, si ligj do të ketë implikimet buxhetore prej 2 milionë e 250 mijë euro, pa i llogaritur edhe investimet për ndërtimin e Muzeut të Luftës.

Së fundmi, më 9 korrik, Kuvendi i Kosovës, ka miratuar edhe një rezolutë “në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës”, ku është thënë që Kuvendi i Kosovës “e sheh të domosdoshëm unitetin politik e qytetar për ta mbrojtur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy