Jashtë kujdesit “çmenduria” në burgje (VIDEO)

Jashtë kujdesit “çmenduria” në burgje (VIDEO)

“Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale… Masat mjekësore janë:

1. Mjekimi i detyruar ambulator;

2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”...

Është pikërisht neni 46 i Kodit Penal që nuk po gjen zbatim në institucionet e burgjeve shqiptare për të arrestuarit me probleme të shëndetit mendor. Sipas Kryekomisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda, janë 275 të burgosur që nuk trajtohen me mjekimin e duhur në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Robert Gajda, Kryekomisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi: “Ka ardhur koha që shteti shqiptar të ngrejë një institucion të specializuar, i cili do të duhet të japë dy garanci. Nga njëra anë do të duhet të japë garancinë e mbajtjes së këtyre personave, për shkak të rrezikshmërisë që mund të paraqesin në mënyrë, le të themi, të veçuar. Por, nga ana tjetër do të duhet të garantojë edhe staf të specializuar, edhe kushte të specializuara në mënyrë që t’i përgjigjet aftësisë së kufizuar që këta persona kanë.”

Nisur nga rasti i një shtetasi, i cili fitoi të drejtën e mjekimit dhe dëmshpërblimin në Gjykatën e Strasburgut, Gajda thotë se në rast të një denoncimi të radhës në Gjykatën Ndërkombëtare, dëmet në buxhetin e shtetit do të jenë të mëdha.

Robert Gajda, Kryekomisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi: “Ndëshkimi që ka vendosur Gjykata e Strasburgut ka qenë, për rastin konkret, 25 mijë euro. Por, nëse do të fillojë të pretendohet edhe çështja e diskriminimit, Gjykata e Strasburgut ka një metër vlerësimi tjetër për dëmet që u vijnë njerëzve për ështje diskriminimi. Çka do të thotë që fatura mund të jetë në rritje. Nga ana tjetër kjo legjitimon edhe të gjithë ata qytetarë që sot ndohen në situatë të njëjtë me qytetarin, i cili e ka çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Çka do të thotë që potencialisht mund të ketë edhe ankimime të tjera që janë duke u dërguar në Gjykatë të Strasburgut në lidhje me këtë çështje.”

Edhe përfaqësuesja e shoqatës “Together with love” akuzon institucionet e vendit tonë për neglizhencën e rasteve në fjalë.

Englatina Bardhi, përfaqësuese e shoqatës “Together with love: “Ajo që ne na shqetëson shumë si shoqëri civile është fakti i mungesës së përgjegjshmërisë së institucioneve përgjegjëse, si: ministria e Shëndetësisë, ministria e Drejtësisë apo edhe Prokuroria e Përgjithshme për t’iu dhënë zgjidhje këtyre rasteve, pa qenë e nevojshme që ne të shkojmë pranë institucioneve të pavarura, më pas pranë gjykatave dhe pastaj në shkallën më të lartë që është Gjykata e Strasburgut.”

Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Gjykata e Strasburgut ka konstatuar që autoritetet shqiptare kanë dështuar prej një kohe tepër të gjatë të sigurojnë një institucion të posaçëm mjekësor për të dënuarit me sëmundje të shëndetit mendor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy