Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Himarës nga radhët e PD, Afrovita Dhimojani, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që në Himarë po përgatitet terreni për Vangjel Tavon si kandidat të bashkisë.
Dhimojani tha që dorëheqja e kryetares së komanduar të Bashkisë Blerina Bala, mund të ketë ardhur edhe për shkak të presioneve dhe konflikteve të brendshme.

"Sa i përket zyrtarisht dorëheqjes të znj.Bala, s’na ka ardhur akoma ne si anëtarë të këshillit bashkiak. Jemi informuar përmes mediave. Arsyet janë personale, s’kam ca komentoj. Sa i përket situatës aktuale, Bashkia e Himarës duhet t’i kthehet normalitetit dhe funksionalitetit real të saj. Bashkia e Himarës po mbahet peng nga vendimet politike të PS. Duke iu referuar deklaratave të z.Rama në Himarë javën e kaluar iu drejtua komunitetit, se nëse keni probleme, të vetmit person që mund t’i drejtoheni është prefekti, kjo është loja që po luhet në Bashkinë e Himarës. Personat që emërohen janë kukulla që duhet të marrin urdhra të z.Tavo. Po përgatitet terreni për kandidat të importuar jashtë bashkisë, që s’ka lidhje me Himarën dhe himariotët. Deklaratën e bëri të qartë kryeministri, ku tha se të vetmit person që mund t’i drejtoheni për të zgjidhur problemet është z.Tavo. Rama po e përgatit Tavon si kandidat potencial, të importuar nga jashtë, që s’ka lidhje me Himarën dhe himariotët, por për t’i garantuar z.Rama abuzimin që është bërë në bashki gjithë këto vite. Emërimet politike që po vendosen në krye të bashkisë së Himarës, janë thjesht kukulla. Qeveria duhet të respektojë votën e himariotëve. Pastaj çdo vendim tjetër i qeverisë me urdhrat e Ramës, po shkel ligjin dhe procedurën. Me z.Rama në krye dhe mënyrën si ai qeverisës, nuk është çudi që edhe për shkak të presioneve dhe konflikteve të brendshme, mund të ketë ardhur kjo lloj dorëheqje. Lufta e klaneve brenda PS është e ditur. Himariotët e kanë parë, e shohin. Interesa personale, të oligarkëve, prevalojnë mbi interesin e qytetarëve të Himarës. Se kush i drejton, kryesori është kryeministri. Presim të informohemi zyrtarisht me letrën e dorëheqjes së znj.Bala, ne do vazhdojmë të ngremë zërin për paligjshmërinë e emërimit të personave kukulla në Bashkinë e Himarës”.



