Opozita çon “18 qershorin” në Kolegj Zgjedhor (VIDEO)

Opozita çon “18 qershorin” në Kolegj Zgjedhor (VIDEO)

Ashtu siç qe paralajmëruar edhe nga lideri i demokratëve Lulzim Basha, opozita ka çuar në Kolegjin Zgjedhor “18 qershorin”.

Ankimimi është dërguar zyrtarisht me firmën e Agron Dukës, kryetari i PAA-së, me argumentin se listat e kandidatëve për deputetë janë të pavlefshme pasi janë miratuar në kundërshtim me ligjin.

Sipas PAA afatet e përcaktuara në Kod për dorëzimin e listave ishte ora 24:00 e datës 28 prill dhe jo ora 24:00 e 29 prillit.

Kryetari i PD-se Lulzim Basha nga çadra e protestës deklaroi: Dy rrugë ka, Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme, duke hedhur poshtë sipas ligjit të Republikës së vjetër do ti japë një shans Republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj ,përmes konsensusit dhe negociatave. Në qoftëse me presione apo zhage Kolegji zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17 plus 31 plus 2 bëjnë 51 dhe jo 50, atëherë  Kolegji zgjedhor, ligji zgjedhor dhe  Kushtetuta e Republikës së vjetër do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për  Republikën e Re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy