Berisha: Akt i paprecedentë në historinë e parlamentit! Personi prapa Salianjit, ishte i armatosur

Berisha: Akt i paprecedentë në historinë e parlamentit! Personi prapa Salianjit, ishte i armatosur

Në përfundim të mbledhjet të grupit parlamentar demokrat, Sali Berisha u ndal në situatën e seancës së sotme parlamentare, ku deputeti Ervin Salianji përdori tymuese.

Berisha tha për mediat se personi që qëndronte prapa Salianjit, ka qenë i armatosur me revole të fshehur ndër sqetull dhe se ky përbën një akt të paprecedent në historinë e këtij parlamenti.

Të tjerë persona të armatosur janë parë përreth parlamentit, por në sallë kjo nuk ka ndodhur në memorien time, asnjëherë.

Këtu tek zyra e kryetares ishin pozicionuar, ju siguroj ju, më shumë roje se kur qëndronte Enver Hoxha në atë zyrë.

Por, natyrisht këto nuk ndryshojnë asgjë në qëndrimin e prerë të opozitës. Opozita, në emër të qytetarëve që e kanë votuar atë, kërkon respektimin e të drejtave të saj kushtetuese.

Opozita nuk mund të pranojë kurrë të qëndrojë në parlament si një fasadë pluralizmi për interesa të Edi Ramës. Opozita nuk bën pazare me parimet themelore të funksionimit të parlamentit dhe pluralizmit.

Edi Rama nuk pranon sepse e ka shumë të qartë se ai bashkë me organizatën e tij kriminale që drejton, çdo komision hetimor parlamentar do zbulojë vjedhje dhe skandale që do vënë në harresë djegësat, vjedhjen e shekullit.

Pra, i gjithë ky qëndrimi përcaktohet nga refuzimi për t’u hetuar nga komisioni hetimor parlamentar, siç e përcakton ligji.

Por ne jemi ata që nuk do pranojmë në mënyrë absolute mohimin e këtyre të drejtave. Ne nuk mund të themi që në zbatim të këtyre të drejtave, do të hetojmë ta zëmë Subashin në Fier dhe të mos hetojmë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Subashi është i implikuar dhe i implikuar thellë, por ne duam të zbatohet Kushtetuta.

Kanë dërguar SKAP-in, kur unë u thoja ju SKAP-i, ju habiteshit, nuk e pëlqenit këtë term. Harronit faktin se unë jam ish-president, ish-kryeministër dhe gjëja e fundit që mund të thoja është kjo.

Por a e dini ju se sot SKAP-i është në parlament. që nuk ka asnjë vepër penale. SKAP-i, një organizatë e vërtetë kriminale që komandohet nga Edi Rama, është sot në sallën e parlamentit.

A ndodhi një krim për SKAP-in aty, më thoni, pyesni? Duke dëshmuar se është një vegël e verbër e Edi Ramës.

Sidoqoftë, ju garantoj se këtë betejë pa kthim nuk mund të ndalojë gjer në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament.

Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe natyrisht deputetët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me popullin opozitar dhe jam i bindur se në momentin e dhënë, një përgjigje mbarëpopullore, një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy