Këngëtarja e muzikës live, Elona Cenaj, vjen me këngën e fundit “Dashurisë i rëntë pika” dhe tregon se si gjatë xhirimeve djali i saj u afrua me vajzën e klipit.
Si motër e vëlla jam me djalin. Sa mbarova shkollën e mesme më rrëmbeu burri.
Me çunin gjithë kohës kudo që kam shkuar e ka ndjerë veten krenar. 20 vjeç e kam lindur djalin.
Djalit i pëlqen kënga, por nuk është fokusuar tek ajo pjesë, më shumë është fokusuar te piano. Ka qejf pjesën e studios të regjistrojë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo tregoi se që e vogël e ka pasur qejf këngën dhe ndiqte të atin, i cili këndonte këngët polifonike.
Ka qenë im atë shtysa ime. Isha e vogël, e nisa me aktivitetet në sheshin e Flamurit, në teatrin “Petro Marko”.
Babi nuk është muzikant, por i pasionuar pas muzikës. Bën ato zërat e dytë.
Babi është i pari që merr këngën në tavolinë. Kisha burrin muzikant dhe ai më ka dhënë shtysë më shumë, që të jem këtu ku jam.
Na kanë prezantuar, ka qenë shumë bukur, se jemi takuar, por kemi gjetur dashurinë.
Unë e kam përballuar më së miri dhe familjen dhe live. Ne të tre punojmë, si unë, bashkëshorti dhe çuni.
Por përgjithësisht bashkë me bashkëshortin, jemi bashkë në evente.
Për momentin po merrem me këngët e verës, me orkestrimet.



