Shkojnë të vjedhin vilën e policit, plagoset “skifteri” shqiptar

Shkojnë të vjedhin vilën e policit, plagoset “skifteri” shqiptar

Një i ri shqiptar u plagos me armë zjarri gjatë tentativës për vjedhjen e një shtëpie në Giugliano, Itali. Banda e hajdutëve kishte vënë në shënjetër një vilë në zonë, në të cilën kanë hyrë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Por pronari i shtëpisë, një punonjës policie, ka dëgjuar zhurma në kopësht dhe ka dalë në ballkon. Siç raportojnë mediat italiane, ai u ka bërë thirrje të ndalojnë, por hajdutët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Kjo ka bërë që ai të qëllojë me armën e shërbimit duke plagosur një prej hajdutëve, ndërsa të tjerët ia kanë dalë të largohen.

I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e tij, por saktësojnë se ai kishte precedentë penalë në grabitjen e banesave.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes edhe pistoletën e përdorur nga grupi i hajdutëve, një armë e kalibrit 7,65, si dhe plumbin që ka prekur murin e ballkonit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy