Gj. Bojaxhiu në Zululand: Kullat e Erion Veliajt do ta shkatërrojnë përfundimisht Tiranën: Nano: Tirana ma shpif, do kthehem në Skrapar (VIDEO)

Gj. Bojaxhiu në Zululand: Kullat e Erion Veliajt do ta shkatërrojnë përfundimisht Tiranën: Nano: Tirana ma shpif, do kthehem në Skrapar (VIDEO)

Në Zululand ishte i ftuar Gjergj Bojaxhiu, me të cilin Nano bisedoi lidhur me Tiranën. Bojaxhiu foli për një model “Veliaj” që tanimë është krijuar, e që sipas tij, konsiston në propagandën me të cilën ai fsheh të tjera gjëra që nuk duken. “Prapa strategjisë së kullave në Tiranë qëndrojnë interesa që po dalin në dritë nga miratimi i planit të ri urbanistik, në të cilin janë planifikuar të ndërtohen kulla të larta në vende të rëndësishme, si në krah të hotel Tiranës, pranë dhomës së tregëtisë dhe tek parku ‘shtatë xhuxhat’”, tha ai. Nano për ta sintetizuar punën e Erion Veliajt, tha se “në Tiranë po bëhen punë të mëdha, por transparenca është zero”. 

Pyetjes së Nanos se cili ka qenë kryetari më i mirë iu bashkisë së Tiranës gjatë dy dekadave të fundit, Bojaxhiu iu përgjigj se të gjithë e kanë dëmtuar Tiranën. Nano në fund tha se, me këtë shëmti që ka marrë Tiranë, ka menduar të rikthehet për të jetuar në Skrapar. “Me këtë që thashë, bëj shaka, por jo edhe aq shumë”, tha ai.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy