
Në vijim të ndërhyrjes në superstradën Tiranë-Durrës, të martën që prej orës 6 nis faza e pestë e punimeve për segmentin nga Ura e Dajlanit- Mbikalimi Sukth ne drejtimin Durrës-Tiranë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kanë informuar qytetarët se prej mëngjesit të së martës, në autostradën Tiranë-Durrës do të vijojë faza e pestë të punimeve.
Policia ka hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren. Në këtë fazë punimet do të kryhen në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi Sukth, në drejtimin Durrës-Tiranë.
1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se marte date 26/06/2018.
2. Automjetet që udhëtojnë nga Durrësi në drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugën dytësore deri në kryqëzimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin përsëri në autostradë ose te vazhdojnë në rrugën dytësore.
3. Ky devijim do të përfundojë deri dirën e martë datë 26/06/2018 ora 24:00
Plani menaxhimit të trafikut i sipërcituar mund të ndryshojë në varësi të kushteve te motit, ne çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.
Ju njoftojmë se punimet e fazës e IV-t në segmentin Ura e Shkozetit - Ura e Dajlanit drejtimi Tiranë - Durrës kanë përfunduar dhe segmenti rrugor është i hapur për trafikun përpara afatit të parashikuar. Kjo do të thotë se aksi Tiranë-Durrës është i përfunduar dhe i hapur në vijimësi. Tashmë do punohet në aksin në kthim Durrës-Tiranë.



