Autonomia spitalore/ Rama: Për shërbimet ekstra 70 për qind të pagesës do t’i marrin mjekët, 30 për qind u mbeten spitaleve

Autonomia spitalore/ Rama: Për shërbimet ekstra 70 për qind të pagesës do t’i marrin mjekët, 30 për qind u mbeten spitaleve

Kryeministri Edi Rama foli sot për të ashtuquajturën autonomi spitalore, duke u shprehur se 70 për qind e pagesës për shërbimet ekstra do t’u takojnë mjekëve dhe 30 për qind do t’i mbeten spitalit publik. Rama vuri në dukje se kjo fazë e re bën që “bluzat e bardha” të mos jenë më rrogëtarë në spitalet publike, duke u detyruar të punojnë njëkohësisht edhe në ato private. 

Sot jemi në një fazë tjetër. Brenda vitit synojmë të hapim në spitalet që do marrin certifikatën e autonomisë menaxheriale edhe praktikën e dyfishtë. Mjekët që punojnë në këto spitale, dhe që janë të kërkuar nga qytetarët për të ofruar shërbim përtej orarit të punës, të shfrytëzojnë spitalin, të shfrytëzojnë të gjitha aparaturat dhe kushtet e spitalit, për të ofruar një shërbim ekstra, që është një shërbim me pagesë, ku 70 për qind do t’i marrë mjeku, dhe 30 për qind do t’i mbeten spitalit, dhe në këtë mënyrë hyjmë në Europë, ku mjekët s’janë rrogëtarë, dhe s’janë të detyruar që të shohin majtas-djathtas, ku detyrohen të shkojnë të privati për të shtuar diçka në rrogën e tyre. Ana tjetër është që pasi të kalojmë të gjithë procesin e nevojshëm të nxjerrjes të të gjitha kostove, protokolleve, të gjitha proceset që duhen për autonominë financiare, përmes autonominë menaxheriale, në momentin që spitalet do kalojnë në autonomi të plotë, do t’i kenë në dispozicion ata fondet, dhe do të vendosin ata si të ishin strukturë e pavarur se si do shpenzohen fondet".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy