Nga Teuta Shamku
Lufta ndaj informalitetit ka hyrë në fazën e dytë të saj. Administrata tatimore vjen me një qasje tjetër në këtë aksion. Komunikimi dhe forma e kontrollit nuk do të jetë më në ambjentet e biznesit, por nga zyra nëpërmjet sistemit dixhital.
Një luftë inteligjente ndaj informalitetit, jo me kontrolle në terren dhe gjoba. Si do të bëhet kontrolli me bazë risku? Si do të ndahen bizneset me risk të lartë, të mesëm dhe pa risk? Çfarë procedurash pritet të thjeshtohen? A do të ketë apo jo rritje të taksave gjatë vitit 2016? Çfarë risish sjell Partneriteti Publik Privat në mirëadministrimin e TVSH-së? Përgjigjet vijnë për teleshikuesit e TemA TV, nga Zv\Ministrja e Financave, Irena Beqiraj, në Portofol.



