
WhatsApp mund të ndalojë së punuari për mijëra celularë iPhone të vjetër, nëse nuk do të mund të përditësohet versioni i ri.
Aplikacioni i njohur përditëson rregullisht shërbimet e tij dhe, siç ka ndodhur më parë, heq mundësinë për t’u hapur nga modelet e vjetra.
Zakonisht, kjo komunikohet paraprakisht për t'u dhënë përdoruesve një paralajmërim. Zërat vijnë nga blogu i WhatsApp, WABetaInfo, i cili zbulon rregullisht ndryshimet e ardhshme të aplikacionit që ndodhet në pronësi të Facebook.
WhatsApp Messenger for iOS 2.21.50 is available now on the App Store.
— WABetaInfo (@WABetaInfo) March 15, 2021
• It drops the iOS 9 support.
• The new archive is not available yet. https://t.co/cFKMpctZRH
Së fundmi u njoftua se, kjo do të ndodhë me celularët që kanë iOS 9. “Çdo iPhone (ose iPad) që nuk shkarkon iOS 10 - versioni më i fundit i sistemit operativ të Apple - do të humbasë hyrjen në aplikacion. Kjo do të thotë që të gjithë celularët që janë më të vjetër se iPhone 4S nuk do mund të kenë akses.



