Projekti 2 mld euro në portin e Durrësit/ Metalla: Nuk është në interes të qytetarëve, duhet transparencë (VIDEO)

Projekti 2 mld euro në portin e Durrësit/ Metalla: Nuk është në interes të qytetarëve, duhet transparencë (VIDEO)

Të mërkurën kuvendi kaloi me procedurë të përshpejtuar projektligjin me 6 nene për marrëveshjen e ndërtimit të portit të Durrësit një investim 2.1 miliard euro.

Lidhur me këtë, Osman Metalla, Dekan në Fakultetin e Studimeve Profesionale dhe profesor në Departamentin e Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë në Universitetin "Aleksandër Moisiu", në një intervistë për MCN Live deklaroi se ky projekt nuk është në interes të qytetarëve dhe se lidhur me këtë projektvendim ka ndodhur një deformim pasi aty nuk do të ndërtohet një marinë.

Ai tha se një vendim i tillë kërkonte më shumë studim dhe konsultim me grupet e interesit, ndërsa theksoi se duhet më shumë transparencë dhe përgjegjësi.

Që në momentet e para i kanë munguar shumë element që do e bënin të besueshëm që nga mënyra se si është servirur një vendimmarrje e menjëhershme e pa konsultuar të cilat duhet të shoqërohen me studime të plota. Ne nuk jemi në dijeni të një studimi të tillë që do parashikonte të gjitha fazat. Për më tepër duke parë dhe projektin atë që është shfaqur publikisht në fakt nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një marine por një kompleks rezidencial dhe diku një marinë. Këtu kemi një mungesë transparence, deziformimi dhe duhet që publiku të ketë informacionin e duhur për gjithçka. Të marrësh një vendim të menjëhershëm  të ndryshosh destinacionin e këtij porti mendoj se është e studiuar jo në mënyrën e duhur e cila mund të sjellë dhe pasoja ekonomike dhe disavantazhe të shtetit shqiptar dhe në fund të ditës në më pak të ardhura për shtetin dhe qytetarët shqiptarë. Një vendim i tillë kaq strategjik meritonte më shumë konsultime dhe vendimmarrje të tilla pa diskutim që janë detyrim edhe i konventave dhe kërkojnë konsultim publik që mendoj se nuk është bërë ose dhe nëse është bërë nuk është bërë me personat e duhur. Një vendim i tillë kërkonte më shumë studim.

Më tej ai deklaroi se kalimi nga port komercial në marinë për Metallën përbën problem sepse janë praktika që kanë ndodhur dhe po ndodhin dhe në vende të tjera të botës.

Para vendimmarrjes ata duhet të ishin konsultuar me grupet e interesit. Çështja qëndron në mënyrën e transparencës që po bëhet ky projekt dhe ata s’mund të bëhen me dëshirën e një individi apo një grupi të vogël, por ato vendimmarrje meritojnë konsultim dhe studime që të kemi rezultate optimale të padiskutueshme. Mua nuk më rezulton se është studiuar se kush është zona më e mirë për të bërë këtë port, pra të gjitha këto vendime të nxituara shtojnë zinxhirin e gabimeve. Ndërtimi i porteve nuk bëhet çdo vit, dhe kur merret një vendim i tillë ai duhet të jetë plotësisht i pjekur. Mungon transparenca, një projekt kaq i madh s’mund të të qëndrojë kaq në hermeticitet dhe të lërë qytetarët të painformuar me një vendimmarrje të tillë. Marina është vetëm një thërrime e këtij projekti kaq të madh.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy