
Një brez i ri që nuk kursehet në blerjet e mallrave të luksit po rritet në Kinë. Falë tyre, marka “Gucci” ka shënuar një rritje me 66 % (22.4 miliardë dollarë) në 2018-n, thuhet në një raport të Kantar Millward Brown. Kjo ka bërë që kompania italiane e modës të përjetojë vitin më të suksesshëm.
Por, “Gucci” nuk është e vetmja që është rritur me ritme të shpejta në tregun aziatik. Në fakt, 10 marka luksi e kanë rritur vlerën e tyre me 28% në 12 muajt e fundit, krahasuar me 4% që ishin një vit më parë. Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje i detyrohet një fenomeni të ri në radhët e konsumatorëve të kursyer kinezë. “Monnlight clans” janë grupe konsumatorësh me moshë të re ose mesatare që shpenzojnë në mallra luksi të gjitha paratë që fitojnë.
Të rinjtë kinezë ndikohen edhe nga vizioni i presidentit Xi Jinping për një komb me bollëk dhe mundësi. Ky optimizëm i ka bërë ata të shpenzojnë më shumë për luks.
“Gucci” nuk është i vetmi që po “lulëzon” në tregun aziatik. Kompania franceze “Dior” renditet e dyta me një rritje prej 54%. “Hermes” Bureberry”, “Rolex” dhe “Cartier” kanë shënuar rritje gjithashtu.
Por rekordin e shitjeve e mban “Gucci”, me një rritje pre 42% gjatë vitit fiskal 2017.



