Përvetësoi shuma parash përmes mashtrimit, bie në prangat e policisë 25-vjeçari

Përvetësoi shuma parash përmes mashtrimit, bie në prangat e policisë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar me inicialet A.A. ka rënë në prangat e policisë, pasi përvetësoi shumën 4.500.000 lekë duke u shitur personave të ndryshëm një automjet tip “Volkswagen”.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Transfer", i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik e Financiar.  Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nga shitja e automjetit te persona të ndryshëm, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 25-vjeçari. 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Transfer", gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mashtrimi", shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë.  Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip "Volkswagen".    

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy