Shkodër, dy në pranga, sekuestrohen 90 kg kanabis

Shkodër, dy në pranga, sekuestrohen 90 kg kanabis

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 90 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga dy persona.

Në sajë të operacionit të koduar “Alavana” janë vënë në pranga Pjetër Çakaj, 54 vjeç, dhe Mirash Mali, 51 vjeç. 

Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Pjeter Çakaj, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg kanabis  sativa, dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krëhër me 20 fishekë. 

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së Mirash Malit, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjetën  dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 81 kg kanabis sativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy