30 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, numri i të infektuarve arrin në 384

30 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, numri i të infektuarve arrin në 384

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 30 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirus arrin në 384, prej të cilëve 356 janë raste aktive. 17 persona tashmë janë shëruar kurse 11 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Deri më tani në Maqedoni janë realizuar 4.117 teste për Covid-19 prej të cilëve 342 janë realizuar vetëm gjatë ditës së djeshme.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste me Covid-19 janë regjistruar në: Shkup – 195, Kumanovë – 62, Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 21, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohri – 3, Kavadarci – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumica – 1, Kriva Palanka – 2 dhe Koçani – 1 rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy