Konsumimi i kosit natyral çdo ditë mund të reduktojë rrezikun për t’u prekur nga tumori i gjoksit.
Kjo hipotezë është ngritur si rezultat i kërkimeve në Universitetin e Lancaster në Angli dhe bazohet tek efekti mbrojtës që mund të kenë bakteret që përmban kosi. Por duke qenë se asnjë studim nuk mund të konsiderohet si ilaç kundër kancerit, kërkuesit kanë sqaruar më tej efektet pozitive të kosit dhe pse zgjodhën pikërish këtë ushqim.
Shkencëtarët u bazuan në faktin se kanceri shkaktohet nga inflamacioni që sjellin bakteret e dëmshme, ndaj mendohet se kosi përmban baktere të dobishme që dobësojnë inflamacionin dhe që janë të ngjashme me ato që gjenden tek nënat që ushqejnë me gji./Repubblica.it/



