Zjarri i ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një hoteli në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë, ka shkaktuar plagosjen e gjashtë pushuesve.
Policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 dhe si pasojë e flakëve janë lënduar pesë shtetas të Kosovës dhe një qytetar nga Rrësheni.
Pesë prej të lënduarve janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një tjetër i lënduar po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Zjarri ka shkaktuar gjithashtu dëme materiale në hotelin, në pronësi të shtetases M. A.
Nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental. Sipas të dhënave paraprake, flakët janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi që ndodhej në ambientet e restorantit.



