Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ ka folur lidhur me rënien në bujqësi për të cilën u shpreh se kjo nuk është diçka e paparashikuar.
Ai tha se një mjet bujqësor përdoret me efikasitet tek të tretët, prandaj kërkohet një ndërhyrje shtetërore për procesin e mekanizmit. Sipas tij, buxheti për mbështetjen e sektorit privat të bujqërisë është 1.5% e GDP.
Nuk është diçka e paparashikuar, është proces që ka vijuar në këtë trend për shumë arsye, të cilat asnjëherë nuk ndahen ato objektive me ato subjektive, por do thosha se ky trend rënie është i parë prej nesh prej kohësh dhe lajmëruar prej nesh prej kohësh se do ndodhte një rënie në bujqësi në tërësi. Arsyeja kryesore për mua mbetet arsye kooperimit sepse më këtë formë organizmi që ne kemi s’mund të ecim më shumë në këto vite dhe nëse nuk bëjmë një ndryshim rrënjësor.
Më tej ai shtoi se mekanizimi, inovacioni sot po shohim se kemi mjetet bujqësorë më të vjetër në të gjithë rajonin, është jashtë çdo limiti për të punuar. Sipas tij, eksperienca ka treguar se kërkohet ndërhyrje me programe të mirë përcaktuara që të bëhet me fonde publike, me fondet e donatorëve.
Fondet që marrin nga IPARD janë shumë herë më të mëdha nga këto që ne marrim dhe prandaj ne jemi në këtë nivel ku jemi, sepse është një proces deciziv sidomos tani që na ikën fuqia punëtore. Ka ardhur një moment që ne duhet të ecim në këtë proces dhe fushë me hapa shumë më të shpejtë sepse nuk kemi alternativë sot për sot më të mirë kur rinia po na ikën. Momenti tretë është financimi. Buxheti i ministrisë së bujqësisë për privatin është 1.5% e GDP, kur minimumi në vendet e tjera është 5%, jemi më poshtë në krahasim me vendet e tera të rajonit. Nëse këto nuk ndryshojnë ne do kemi sërish luhatje si dhe kushtet e motit ka ndikimin e vetë.
Në vijim, Rrapaj tha se jemi më mirë në tregjet evropiane ku duket se po ecim drejt objektivit, ndërsa theksoi se problem kryesor mbetet cilësia dhe certifikimi i produktit.
Trendi po rritet drejt tregjeve evropiane. Elementi tjetër me tregjet ka të bëjë me cilësinë ku ne kemi një problem me cilësinë dhe certifikimi i produktit. Duke mos pasur sasi, ose më saktë ne kemi vija të kuqe për sasinë, sepse kemi tokë banorë më të ulëtën në europë dhe kjo na kufizon në çdo lloj limiti. Pra ne duhet të përqendrohemi fortë te cilësia, është domosdoshmëri që të punojmë fortë në këtë drejtim. Fermeri duhet të kuptojë se vetëm përmes cilësisë do arrijë objektivat e veta. Trendi drejt BE është një trend në rritje madje dhe e paparashikueshme. Ne sot të ardhurat në tokë i kemi 4-5 herë më pak se Izraeli.



