
Policia e Podgoricës ka identifikuar autorin e hedhjes së një mjeti shpërthyes mbi ambasadën amerikanë në kryeqytetin e Malit të Zi. Dalibor Jaukoviç, 43 vjeç, u vetëvra gjatë shpërthimit të dytë, raporton gazeta “Vijesti”.
Jaukoviç jetonte në Podgoricë, ndërsa ka lindur në Kralevë të Serbisë.
Ai ishte dekoruar me Medaljen për Merita në fushën e mbrojtjes e të sigurisë së Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 1999.
Ai ishte dekoruar për “angazhim të jashtëzakonshëm në kryerjen e e detyrave dhe zbatimin e detyrave për mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut”, shkruan kjo gazetë.
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 43-vjeçarin drejt këtij sulmi.



